MAPL shpërblen Gjilanin me 84 mijë euro për performancën e vitit 2017

Gjilani

MAPL shpërblen Gjilanin me 84 mijë euro për performancën e vitit 2017

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:05
Gjilan

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka shpërblyer sot Gjilanin me një grant prej 84 mijë e 360 euro, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të performancës komunale për vitin 2017.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar MAPL për vlerësimin e lartë, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur me këtë vlerësim të lartë për Gjilanin nga ana e MAPL. Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjitha sektoret. Në veçanti, e falënderoj koordinatorin e SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë në këtë aspekt dhe ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se Gjilani është shpërblyer me grant në vlerë prej 205 mijë euro nga MAPL dhe DEMOS për performancën e vitit 2016 dhe me këto mjete po ndërtohet “Rruga e Kumanovës”.

Ndryshe, Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Gjilan e udhëheq Ibrahim Ademi, i cili së bashku me 12 zyrtarët për performancë raportojnë çdo vit në MAPL për planifikimin dhe realizimin vjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat