Zv/ministri Kadriu: Gjilani çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit

Gjilani

Zv/ministri Kadriu: Gjilani çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 12:13
Gjilan

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka theksuar se Gjilani po ndryshon.

Sipsa Kadriut komuna e Gjilanit çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit.

Hyrje-daljet sipas tij po bëhen moderne dhe me standarde evropiane.

Postimi i plotë:

Gjilani po ndryshon, dhe çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit. Hyrje-daljet në Gjilan, po bëhen moderne dhe me standarde evropiane. Sinjalistikat dhe të gjitha elementet përcjellëse në rrugë, i japin Gjilanit epitetin e një qyteti model.

E përsëris, Gjilani dhe Anamorava janë pjesë e pandashme e qeverisë Haradinaj. Fjalët ua kemi lënë të tjerëve, sepse ne jemi të nxënë me punë. Kjo që po ndodh në Gjilan dhe në të gjitha komunat, është veç fillimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat