Erëlehta Osmani, zgjidhet kryetare e Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan

Gjilani

Erëlehta Osmani, zgjidhet kryetare e Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 21:52
Erëlehta Osmani

Dega e Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan, ka njoftuar sot se “pas një procesi të suksesshëm, të rregullt e demokratik kuvendi zgjedhor ka zgjedhur kryetare të RDK-së në Gjilan, Erëlehta Osmanin, politologe, dhe studente në studimet master e shkencave politike, si dhe këshilltare komunale”.

Në kuadër të këtij procesi zgjedhor, janë zgjedhur edhe strukturat e reja të RDK-së në Gjilan: Këshilli Drejtues; Kryesia dhe delegatët e konventës së RDK-së.

Punimet e Kuvendit i ka shpallur të hapura, kryetari i deritashëm i Degës së RDK-së në Gjilan,  Burhan Isufi, i cili ishte edhe në krye të Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të Rinisë në Degën e Gjilanit.

Ndërkaq Kuvendin e sotëm zgjedhor të RDK-së e kanë përshëndetur nënkryetari i PDK-së, njëkohësisht edhe ministër i shëndetësisë, Uran Ismajli dhe kryetari i degës dhe deputeti Zenun Pajaziti.

“Dekada e Re” ka qenë zotim i kryetarit Kadri Veseli, që PDK-në me ia dhënë Rinisë Demokratike te Kosovës dhe mbarë të rinjve të Kosovës si mundësi për zhvillim të aktivitetit të tyre të mirëfillt politik”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari Ismajli, i cili më pas ka marrë shembuj konkret se PDK mbetet subjekti kampion i progresit të të rinjve. “Këtij karvani të “Dekadës së re”, në këtë proces zgjedhor iu kanë bashkuar mbi njëzet mijë të rinjtë e të reja,  që RDK-në e bëjnë organizatën rinore politike më të madhen në vend”, ka potencuar, Uran Ismajli, duke iu uruar punë të mbarë dhe suksese kuvendit zgjedhor të RDK-së në Gjilan.

Ndërkaq, kryetari i degës, Zenun Pajaziti, në fjalën e tij përshëndetëse, para delegatëve të kuvendit zgjedhor të RDK-së së Gjilanit, ndër të tjera ka deklaruar: “Rininë Demokratike këtu po e shoh si prijëse të rikthimit te PDK-së në Gjilan, ashtu siç e kërkojnë qytetarët e Gjilanit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat