Haziri me Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit

Gjilani

Haziri me Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 15:32
Lutfi Haziri në takim me kryesuesin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu dhe kryeinspektorin sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu dhe kryeinspektorin sanitar të Kosovës, Ibrahim Tershnjaku.

Haziri ua ka konfirmuar të pranishmëve se ditë më para, komuna e Gjilanit ka formuar një Task Forcë për mbrojtjen e konsumatorit, e cila do të bëjë kontrollë të rreptë të të gjitha produkteve dhe të gjitha llojet e mishit.

“Megjithatë, lajmi i mirë është se në Gjilan industria e mishit po zhvillohet shumë dhe deri tash nuk ka pasur ndonjë problem që e kemi hasur në nivel të Kosovës sa i përket ekspozimit tw mishit me afat tw skaduar”, tha Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat