Gjilani kremton 242-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Gjilani

Gjilani kremton 242-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

Nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit ka vendosur në qytet flamuj amerikanë, në shënim të 242 të Pavarësisë së SHBA-së.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, me këtë rast ka uruar popullin amerikan, ndërsa ka falënderuar mikun e madh të shqiptarëve  për mbështetjen e madhe për Kosovën dhe Gjilanin në mënyrë permanente.

“Me taksat e qytetarëve amerikanë, përmes programeve të USAID, kemi realizuar dhjetëra projekte kapitale, të cilat kanë ndikuar direkt në mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit. Një falënderim përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat