Ish-shefi i Prokurimit dhe djali i tij sulmojnë hetuesin e Policisë - Bota Sot
Ish-shefi i Prokurimit dhe djali i tij sulmojnë hetuesin e Policisë

Gjilani

E hënë, 16 korrik 2018

Ish-shefi i Prokurimit dhe djali i tij sulmojnë hetuesin e Policisë

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 09:49
Pamje nga video

Ish- shefi i Zyrës së prokurimit i Komunës së Gjilanit, Salih Kçiku, mbi të cilin rëndon një aktakuzë për asgjësim të arkivit,të mërkurën në ambientet e Gjykatës Themelore bashkë me të birin e tij kanë sulmuar një hetues të Policisë së Kosovës.

Hetuesi i Policisë së Kosovës, i cili është pjesë e Njësisë për Krime Ekonomike, ndodhej në gjykatë për të dëshmuar kundër Kçikut

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, të dyshuarit e kanë ofenduar hetuesin dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht. Për këtë shkak është dashur ndërhyrja e policisë, të cilët kanë bërë arrestimin e Kçikut dhe djalit të tij.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan, ka deklaruar se dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ky ishte momenti kur Kçiku u arrestua pas këtij sulmi:

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test