Paraburgim për ish-drejtorin e Prokurimit në Gjilan dhe djalin e tij

Gjilani

Paraburgim për ish-drejtorin e Prokurimit në Gjilan dhe djalin e tij

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:32
Salih Kçiku

Ish-drejtorit të Prokurimit në Gjilan, Salih Kçikut dhe djalit të tij, Fatgzonit iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Mund të konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji. Masa e paraburgimit ju është caktuar sot”, ka thënë Shkodra.

Salih Kçiku së bashku me djalin e tij janë arrestuar nën dyshimin se e kishin sulmuar një person zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat