Vetëvendosje: Edhe NASSA i dha Hazirit mirënjohje

Gjilani

Vetëvendosje: Edhe NASSA i dha Hazirit mirënjohje

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 13:02
Aktiviteti i VV-së

(E plotesuar) - Lëvizja Vetëvendosje në komunën e Gjilanit, sot ka mbajtur një aktivitet simbolik si dhe konferencë për media, në të cilën ka paralajmëruar se do të kërkojë shkarkimin e kryetarit të kësaj komune nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri.

VV në aktivitetin e sotëm ka ironizuar me kryetarin e komunës së Gjilanit, duke vendosur një afishe në qytet,  para Teatrit të Gjilanit, , e në të cilën afishe shkruan “Mirënjohje për Lutfi Hazirin”. Kjo mirënjohje  sipas VV-së, i ndahet Hazirit nga NASSA dhe pason mirënjohjen që Haziri së fundi ka thënë se ka marrë nga Departamenti Amerikan i shtetit, respektivisht presidenti amerikan Donald Trump,  për “kontribut në komunitet”.

Aktivistë të VV-së e kanë quajtur Hazirin mashtrues dhe ia kanë numëruar të gjitha dëmet që ai sipas tyre ai ia ka shkaktuar komunitetin në Gjilan.

Aliu: Faleminderit kryetar Haziri për të gjitha mashtrimet

 “Siç e keni pa edhe në mediat në përgjithësi na ka rastisur të dëgjojmë që s2ë fundi kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është nderuar me një çmim special nga presidentit i SHBA-së, Donald Trump, për kontributin e tij të madh në shërbim të komunitetit prandaj me rastin e pranimit të këtij çmimi kaq dinjitoz duam të falënderojmë kryetarin e Komunës Lutfi Haziri për të gjithë kontributin e tij të dhënë për Gjilanin. Padyshim që do të fillojmë prej kontributit më të madh që ndonjëherë dikush do të mund ta jap e që është procesi I decentralizimit. Si rezultat i këtij procesi, Gjilanit iu shkëputen plot pjesë vitale të saj, ky madje është një proces mjaft mburrës për vetë Lutfi Hazirin. E falënderojmë edhe për të gjithë kundërmimin që na helmon akoma edhe sot si pasojë e mungesës së trajtimit të ujërave të zeza, për të gjitha gropat në të cilat shumë herë edhe kemi rënë në to, për të gjithë ndërtimet pa leje që kanë katandisur qytetin, për të gjithë tenderët që mbushën dashamirët më të mirë të tij, e falënderojë në emër të të gjithëve fëmijëve që akoma vijojnë mësimet në kushte minimale, në emër të të gjithë punëtorëve që i la pa bukën e gojës sepse i nxjerri nga puna për ti bërë vend militantëve të tij. E falënderojmë për krejt këtë degradim që i ka bërë qytetit tonë e që padyshim është një kontribut i madh nga ana e tij”, ka thënë ai.

Aliu po ashtu tha se çmimit për Hazirin iu bashkohen edhe arrestimet e dy drejtorëve të komunës së tij, atij të Inspektimit dhe Urbanizimit si dhe aktakuza ndaj drejtorit të shërbimeve publike.

Aliu: Hazirit i jemi mirënjohës edhe për drejtorët komunal me aktakuza

“Ndërsa pak kohë pas ndarjes së kësaj mirënjohje në media na shfaqen pamje të arrestimit të ish drejtorit të prokurimit të Gjilanit i cili po hetohet nga Prokuroria edhe për asgjësimin e dosjeve të tenderëve të dyshimtë në Gjilan e që ishte dora e djathtë e Lutfi Haziri, për këto dhe shumë arsye të tjera në jemi shumë mirënjohës ndaj Lutfi Hazirit, për gënjeshtrat e njëpasnjëshme që na i servon . Në mesin e të cilave hynë edhe ajo e vitit 2015 ku qarkullonte fotografia me billborda në Kanada që I uronte mirëseardhje, madhërisë së tij Lutfi Haziri.

Krejt në fund të konferencës, edhe Nehat Osmani, i cili është ushtrues detyre i kryetarit të Degës së VV-së, në Gjilan ka treguar për gazetarët se në javën e ardhshme si grup i asamblistëve në Gjilan do të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme e ku do t kërkohet shkarkimi i Hazirit për të gjitha mashtrimet që po i a bënë qytetarëve.

****

Lëvizja Vetëvendosje po mban një aktivitet para Teatrit të Gjilanit.

Ky aktivitet është organizuar nga aktivistët e qendrës së VV-së në Gjilan, me karakter ironizues lidhur me ngjarjet e fundit në komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat