Njazi Isaku zgjidhet kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Viti

Gjilani

Njazi Isaku zgjidhet kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Viti

Nga: Aziz Zuka Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:59
Pamje nga procesi zgjedhor në një vendvotim të qendrës VV në viti

Gjatë ditës së sotme, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti mbajti zgjedhjet e brendshme për kryetar të Qendrës,pas largimit nga ky post të ish kryetarit Salih Salihut. Lidhur me procedure dhe rrjedhat e këtij procesi dhe përfundimit te tije ,Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë nje komunikatë për media ku përveç tjerash thuhet:

“Në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, demokratik ku të gjithë anëtarët e Lëvizjes nga komuna e Vitisë, kanë pasur të drejtën dhe mundësinë që përmes parimit "Një anëtarë një votë" të shprehin vullnetin e tyre për kryetarin e ardhshëm të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti.

Në dymbëdhjetë vendvotime të hapura gjithandej komunës së Vitisë, dhe me një pjesëmarrje të madhe kandidati Nijazi Isaku, i vetëm në këtë proces demokratik arriti të merr votim të konsiderueshëm. Ky proces zgjedhor dëshmoi edhe njëherë demokracinë e pashembullt në organizatën tonë, rolin dhe rëndësinë që ka aktivisti, sikurse që shfaqi entuziazmin e lartë në mesin e anëtarëve për zgjerimin dhe rritjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe në Viti si kudo në Kosovë.

Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, KZAQ, qendra në Viti njofton të gjithë anëtarët e Lëvizjes dhe mbështetësit e saj, se kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, u zgjodh Nijazi Isaku. KZAQ vlerëson lartë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në të cilin u arritën standarde të reja të proceseve zgjedhore brenda organizatës. Falenderojmë të gjithë anëtarët e aktivistët për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre, përfundon komunikata e VV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat