Gjilan: Gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile

Gjilani

Gjilan: Gjendja e sigurisë e qetë dhe stabile

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:49
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin kanë biseduar rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit.

Sipas një komunikate lëshuar nga Gjykata Themelore kryetari Azizi ka njoftuar mysafirin për marrjen e mandatit si kryetar i Gjykatës, sfidat dhe problemet që ka ky institucion. 

I pari i gjykatës ka premtuar që sundimi i ligjit dhe eliminimi i dukurive negative do të jetë prioriteti kryesor gjatë mandatit të tij.

Nga ana tjetër, kryetari Haziri pasi ka uruar marrjen e mandatit kryetarit Azizi, ka  ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat.

Të dy mysafirët janë dakorduar që gjendja e sigurisë në regjionin e Gjilanit, është e qetë dhe stabile. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat