Vitia dhe Kirchhaini i Gjermanisë thellojnë bashkëpunimin në kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”

Gjilani

Vitia dhe Kirchhaini i Gjermanisë thellojnë bashkëpunimin në kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”

Nga: Aziz Zuka Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:58
Vizita e delegacionit nga Gjermania na komunen e Vitise

Një delegacion nga Gjermania, ka mbërritur  në Viti, për një vizitë pune treditore me udhëheqësin komunale të Vitisë. Fillimisht është organizuar një pritje për kryetarin e komunës Kirchhain, Olaf Hausmann, nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, e cila realizohet n kuadër të projektit “Partneritete komunale të qëndrueshmërisë”, nga Qendra e Shërbimit të Komunave në një Botë, të “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Gjatë këtij takimi, është bërë e ditur se dy komunat, pritet të realizojnë një projekt në fushën e biodeversitetit dhe mbrojtës së mjedisit. Kryetari Haliti u zotua se komuna do të kryej pjesën e saj në këtë projekt me përpikëri. “Është një vizitë kthyese që kryetari Hausmann, i bënë komunës së Vitisë, pasi që ishim ne në një vizitë më parë në Kirchhain. Në këtë mënyrë ne po zhvillojmë një partneritet të qëndrueshëm, i cili ka filluar të sjellë fryte.

Ne dy komunat jemi përfitues të një projekti të përbashkët i cili fokusohet në fushën e mjedisit, në fshatin Smirë dhe në një vendbanim të Gjermanisë”, tha Haliti. Kurse kryetari komunës Kirchhain Olaf Hausmann, u shpreh se është tejet i kënaqur që po viziton Vitinë, sidomos pas bashkëpunimi të krijuar për gati dy vite.

“Për ne është me rëndësi tema e qëndrueshmërisë dhe të zgjedhim edhe tema të tjera që do të i realizojmë. Këtë gjë do ta bëjmë në Gjermani dhe bëhet fjalë për energji të ripërtritshme, vazhduar mandej edhe tek hapësirat e gjelbërta”, tha Hausmann. Bashkëpunimi midis Vitisë dhe Kirchhainit ka nisur në korrik të vitit 2016 e në fillim të vitit 2017, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe ai i Kirchhainit Olaf Haussman kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet. Ndërkaq gjatë këtij viti, pritet të realizohet edhe një projekt në fushën e biodeversitetit dhe mbrojtës së mjedisit në të dy komunat. Ndonëse deri me tani të dy komunat kanë qenë në fazën e pilotimit, është e mundur që ato të vazhdojnë partneritetin dhe të aplikojnë për projekte të tjera , gjë që u mundëson të përfitojnë mjete financiare për realizimin e projekteve të reja në vlerë më të madhe.

Delegacioni nga Gjermania pos kryetarit Hausmann, përbëhet edhe nga prof. Rainer Ëaldhardt këshilltar komunal, Stefi May përfaqësuese e fshatit Klenseelhaim dhe Ayam Salayeva studente. Më pas, është zhvilluar një takim me qeverinë komunale , ndërkohë që kanë vazhduar me agjendën e paraparë të delegacionit me një vizitë në fshatin Smirë, që është pjesë e projektit të përbashkët mes këtyre dy komunave.Aziz Zuka

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat