I pari i Gjilanit dhe Gostivarit diskutojnë për mundësi bashkëpunimi

Gjilani

I pari i Gjilanit dhe Gostivarit diskutojnë për mundësi bashkëpunimi

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:25
Lutfi Haziri dhe Arben Taravari

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në takim pune kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në nivel komunal përmes programeve e projekteve të përbashkëta nder komunale në të mirë të qytetarëve të dy Komunave.

Kryetari Haziri ka thënë se “Takimi i sotëm ka qenë në kuadër të ofrimit të bashkëpunimit mes dy komunave, sepse kemi shumëçka të përbashkët. Komuniteti ynë i dy komunave, kultura, sjellja etj janë si dy pika uji. Dëshiroj që bashkëpunimi Gjilan – Gostivar të thellohet edhe më shumë dhe pse jo që të kemi bashkëpunim të pushtetit lokal edhe jashtë regjionit tonë, duke e ndihmuar njëri – tjetrin për përfaqësim sa më të mirë”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse nga ana e tij kryetari Taravari, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që të jetë në Gjilan te kryetari Haziri, që siç ka thënë ai mund të mësoj shumë gjëra nga një kryetar i cili në nivelin lokal tashmë ka përvojë për mandatin e katërt në krye të Gjilanit.

“Ne si Komunë së bashku me Gjilanin mund të bëjmë implementimin e projekteve të përbashkëta ndër komunale. Raportet tona do të vazhdojnë të thellohen dhe të jenë edhe më me intensitet, përmes ideve, projekteve dhe bashkëpunimit ndër komunal e ndërshtetëror”, ka thënë mes tjerash kryetari i Gostivarit Taravari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat