Dy të lënduar rëndë nga përleshja për pronësi në Vërban të Vitisë

Gjilani

Dy të lënduar rëndë nga përleshja për pronësi në Vërban të Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:28
Vërban

Një kontest pronësor  i vjetër tash e sa kohë, ka qenë shkaku i një përleshjeje në mes disa banorëve në fshatin Vërban të Vitisë. Sipas policisë  në Viti, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pas orës 17:00, në këtë lokalitet.

Mësohet se në vendngjarje ka shkuar edhe Policia e Kosovës. Lidhur me marrjen e informative më të hollësishme lidhur me këtë ngjarje, televizioni  “Plus Tv “ ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togerin Ismet Hashani, i cili e ka konfirmuar rastin duke thënë se për shkak të një kontesti pronësor, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një zënke.

“Për shkak të një kontesti pronësor dy të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, banorë të fshatit Vërban, fillimisht janë fjalosur e mandej, janë përlesh mes veti ku janë involvuar edhe dy të dyshuar të tjerë, me një shufër metali kanë goditur njëri-tjetrin në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore njëri-tjetrit”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, dy banorëve të përfshirë në këtë përleshjeje, ju është ofruar ndihma e mjekut në qendrën emergjente në Gjilan. Hashani shtoi se të gjithë të dyshuarit pasi janë intervistuar me vendim të Prokurorit ndalohen në mbajtje.

Bëhet e ditur se rasti në fjalë procedohet në Prokurorin Themelore. Televizioni merr vesh se dy familje në këtë fshat kanë një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor tash e sa kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat