Bëhet hapja e ofertave për modernizimin e Tregut të Gjelbër në Gjilan

Gjilani

Bëhet hapja e ofertave për modernizimin e Tregut të Gjelbër në Gjilan

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 16:01
Lutfi Haziri

Pas vizitës në lagjen e kategorive të pambrojtura, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar punimet në ndërtimin e rrugës prapa Tregut të Gjelbër.

Ai me këtë rast tha se  Gjilani ka hyrë në investimet më të mëdha infrastrukturore të pasluftës.

“Në lagjen “Mulla Idrizi” po fillojmë me ndërtimin e katër rrugëve, përfshirë edhe këtë prapa Tregut të Gjelbër.  Pas ndërtimit të lartë, kjo lagje do të bëhet me infrastrukturë të plotë dhe gradualisht merr pamje krejt ky angazhim. Po punojmë me intensitet të shtuar edhe në fshatra për ta zgjidhur problemin e katërshes infrastrukturore”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka njoftuar se sot do të bëhet hapja e ofertave për modernizimin e Tregut të Gjelbër, duke shtuar se është iniciuar edhe faza e dytë e ndërtimit të shëtitores mbi lumin “Mirusha”

Drejtori për Shërbime Publike, Naser Korça, ka njoftuar se të enjten do të bëhet hapja e ofertave për ndërtimin e Rrugës së Kumanovës, projekt ky të cilin e ka fituar Komuna e Gjilanit nga organizata zvicerane DEMOS dhe MAPL për performancën e mirë të vitit 2016.

Ndërkohë, kreu i Gjilanit ka paralajmëruar se do të fillojë edhe ndërtimi i rrugës që çon deri tek “Moea”, biznes ky që i ka krijuar brend këtij qyteti.

Haziri ka apeluar ndërtuesit në Gjilan që të kujdesen për infrastrukturën duke mos e dëmtuar atë.

“Sipas ligjeve në fuqi, ndërtuesit janë të obliguar ta ndërtojnë hapësirën e përbashkët dhe ato pjesë ku i kanë dëmtuar programet e Komunës. Ka ardhur koha që ndërtuesit tek Mulliri i Vjetër ta ndërtojnë hapësirën e përbashkët sikur këtu që është shembulli i mirë”, përfundoi Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat