Gjilani përfiton nga KE një projekt në vlerë prej 400 mijë euro - Bota Sot
Gjilani përfiton nga KE një projekt në vlerë prej 400 mijë euro

Gjilani

E diel, 21 tetor 2018

Gjilani përfiton nga KE një projekt në vlerë prej 400 mijë euro

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:21
Gjilan

Komuna e Gjilanit ka përfituar sot edhe një projekt nga Komisioni Evropian, që është i katërti partneritet me këtë institucion të rëndësishëm.

Kësaj radhe projekti ka të bëjë me përfshirjen e të rinjve dhe vajzave në bujqësi në kuadër të promovimit për ekonomi sociale dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit lokal ekonomik.

Marrëveshjen me Komisionin Evropian e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka bërë të ditur se projekti kap koston e mbi 400 mijë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test