Haziri takoi ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huntamaki

Gjilani

Haziri takoi ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huntamaki

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:38
Lutfi Haziri dhe Anne Huntamaki

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huntamaki, me të cilën kanë biseduar për Gjilanin në përgjithësi, për pozitën që ka kjo komunë e madhe e Republikës së Kosovës, pastaj për tolerancën ndwretnike dhe ndwrfetare dhe për mundësinë e bashkëpunimit gjatë të ardhmes në fushën e arsimit të mesëm dhe universitar.

“Është vizita e parë e një ambasadoreje të Finlandës në Komunën e Gjilanit. Interesimi i saj ishte kryesisht për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Gjilanit. E informova ambasadoren për bashkëpunimet ndërpartiake dhe përfaqësimin politik në Kuvendin e Komunës, pastaj për dialogun ndërfetar që ekziston në Gjilan, si specifikë nga Komunat e tjera, për raportet ndëretnike që janë shumë të mira dhe stabile etj”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjithashtu kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, e ka informuar ambasadoren edhe sa i përket pozitës që ka Gjilani si pjesë e trekëndëshit kufitar me Maqedoninë dhe Serbinë.

Më tej ai ka potencuar edhe respektin dhe lidhjen e krijuar nga koha e ish presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

“Kosova dhe Finlanda e kanë një lidhje emocionale por edhe historike, për shkak që ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka qenë udhëheqës dhe ndërmjetësi kryesor i bisedimeve Kosovë – Serbi, për shpalljen e koordinuar të Pavarësisë së Kosovës. Ambasada gjithashtu ka pasur edhe programe të vogla dhe ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë dhe koordinohemi edhe për fushën e arsimit, sepse Finlanda sipas PISA-as është shteti me arsimin më të zhvilluar momentalisht. Shpresojmë shumë që ambasadorja të vlerësoj mundësinë e bashkëpunimit në nivelin e shkollave të mesme dhe universitetit “Kadri Zeka”, në mënyrë që të kemi edhe shkëmbim të studentëve, por edhe avancimin e punës dhe ngritje të cilësisë në këtë sektor të rëndësishëm”, ka potencuar kryetari Haziri, pas pritjes që i bëri ambasadores Huntamaki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat