Afro 10 mijë persona nisin aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Gjilani

Afro 10 mijë persona nisin aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:45
Nisi aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”

Sipas planifikimeve të cilat janë bërë nga Task Forca “Ta pastrojmë Gjilanin”, e koordinuar nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve komunale, Gjykatës, Prokurorisë, Policisë së Kosovës, FSK-së, shkollave fillore e të mesme, bashkësive fetare, ndërmarrjeve publike, shëndetësisë primare e regjionale, organizatave rinore, veteranëve, operatorëve privat dhe qytetarëve të shumtë, sot ka nisur në mëngjes aktiviteti për pastrimin e gjithë territorit të Gjilanit.

Kryetari Haziri para turmës së mbledhur në sheshin qendror “Agim Ramadani” ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e bashkangjitur në këtë aksion për një ambient të pastër.

“Ju falënderoj të gjithëve që ju keni përgjigjur ftesës për pastrimin e qytetit, lagjeve e fshatrave. Për një javë do të bëjmë vetëm pastrim dhe grumbullim të mbeturinave. Javën e ardhshme do të punojmë për mbjelljen e drunjëve dekorativ dhe gjelbrim të hapësirave nëpër pjesë të ndryshme të qytetit. Së bashku do të punojmë vazhdimisht edhe për ruajtjen e ambientit në të ardhmen. Sot ky aksion do të nis edhe në lagje dhe fshatrat e Komunës sonë, përmes këshillave të fshatrave, bashkësive fetare dhe banorëve nëpër lokalitetet atje”, ka thënë kryetari Haziri, i cili gjatë ditës do të vizitoj pika të caktuara nëpër qytet.

Për ndryshe, besohet se në qytetin e Gjilanit sot janë duke pastruar afro 10 mijë persona, që nga shkollat me afro 6 mijë nxënës e mësimdhënës, rreth 500 mjek, rreth 300 sherbyes civil, rreth 500 punëtor të ndërmarrjeve komunale, afro 500 persona nga organizimi i bashkësive fetare, pastaj ullnetarë të shumtë, OJQ, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat