Pëshpëritet për një riuzurpim të tokës tonë?!

Gjilani

Pëshpëritet për një riuzurpim të tokës tonë?!

Nga: Xhafer Leci Më: 18 shtator 2018 Në ora: 00:07
Xhafer Leci

Komuna e Gjilanit në vitin 1976 dhunshëm nga sistemi komunsit titoist, në pjesën më të bukur të qytetit, na kanë uzurpuar 28 ari, nga gjithsejt 42 ari sa kishim atëherë. Po kaq tokë ia kanë uzurpuan edhe fqinjit tonë të parë, Hajredin Hajredinit.Ne këtë tokë e kemi blerë në vitin 1968. Në këta 56 ari është ndërtuar qerdhja e fëmijëve “ ARDHMËRIA”, e cila kufizohet me tri shtëpitë e 3 vëllazërve të mij. Në këtë tokë ne mendonim të ndërtonim 7 shtëpi për neve 7 vëllazërit. 

Komunistët uzurpatorë të Titos, për dallim nga pushtetarët aktual të Kosovës, të cilët uzurpimet i bëjnë për interesa të tyre private, ata të Titos ndërtonin diçka për të mirën e gjeneratave të reja, si çerdhe, shkolla e tjera. Sa për njoftim të lexuesve,krahasimin që bëra në mes komunistëve jugosllavë dhe pushtetarëve aktual të Kosovës, unë kam qenë dhe jam antikomunist. As unë dhe asnjë vëlla i imi, nuk kemi qenë antarë të LKJ, e as të punësuar në atë sistem. Këtë e thash për arsye që mos të mendojë ndokush, se kam dashur titoizmin. Përkundrazi, e kam urrejtur, njësoj sikur edhe enverizmin.E kam dashur dhe kam punuar tërë jetën për bërjen e Shqipnisë Etnike e demokratike.

Kjo pronë e uzurpuar është pasuri e babës tim Osman Leci, tash i ndjerë, ndjesë pastë dhe e 7 vëllezërve e dy motrave të mia. Ua bëjmë me dije Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, se ne vëllezërit Leci, nuk do lejojmë një riuzurpim të ri. Po flitet se këtu duan ta rrënojnë çerdhen, e cila u rinovua nga donatorë francezë, pas mbarimit të luftës 1999, për ta ndërtuar një ndërtesë shumëkatshe dhe, kinse, në katin përdhesë do e ndërtojnë një çerdhe...! Ne nuk do të lejojmë që askush të ndërtojë në tokën tonë, për të na mbuluar hija shtëpitë tona...

Këtu po sjell disa fotografi-pamje të çerdhes dhe shtëpive të vëllezëve të mij. 

Image
1.- Pamje nga qerdhja
Image
2.- Pamje nga qerdhja
Image
3.- Pamje nga shtëpitë evëllazërve të mij

Në emër të familjes tonë, Xhafer Leci

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat