Erërat e forta dëmtojnë pullazin e një objekti kolektiv në Gjilan

Gjilani

Erërat e forta dëmtojnë pullazin e një objekti kolektiv në Gjilan

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:29
Gjilan

Erërat e forta që janë paraqitur gjatë ditës së sotme në Gjilan kanë dëmtuar pullazin e një objekti kolektiv tek “Fidanishtja 1”.

Siç njofton Komuna e Gjilanit, me të marrë informatën, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me Njësitin e Zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke e larguar pjesën e metalt, e cila do të rrezikonte jeten e qytetarëve.

Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka njoftuar se përpos këtij dëmi material, nuk është raportuar ndonjë problem tjetër nga ana e qytetarëve, ndërkaq gjendja është normalizuar.

Komuna apelon qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në momentet kur ka erëra të forta dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa për çdo problem eventual të raportojnë në numrat e emergjencave: 112 dhe 193. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat