Në Gjilan prezantohet projekti “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Eknomik Lindor”

Gjilani

Në Gjilan prezantohet projekti “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Eknomik Lindor”

Nga: Bota Sot Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:37
Projekti “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Eknomik Lindor”

Është prezantuar sot projekti “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Eknomik Lindor”, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me 11 komunat e regjionit lindje.

Duke folur për këtë program, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se qëllimi kryesor i projektit është që të krijoj punësim fitimprurës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë e këtij regjioni.

“Ky është njëri nga programet kryesore i Bashkimit Europian në sektorin e lindjes. Duke qenë se agrobiznesi është është baza e zhvillimit lokal ekonomik, unë shpresoj shumë që për 22 muaj sa zgjatë ky projekt, t’i arrijmë objektivat për të përfituar rinia e këtij regjioni”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ai i Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe përfaqësuesit e komunave tjera, kanë falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e këtij takimi të përbashkët, duke ofruar bashkëpunim të plotë në implementim të këtij programi.

Ata theksuan se Gjilani është shndërruar ne epiqendër të regjionit sa i përket projekte të BE’së.

Ndërkohë, Rrezarta Jakupi, konsulente e kontraktuar prej Komunës së Gjilanit, pohoi se rezultat i këtij projekti do të jetë rritja e punësimit të punëkërkuesve, duke i përgatitur ata për profesionet e kërkuara në treg, përmirësimin e lidhjes mes punëkërkueve dhe punëdhënësve për të siguruar përputhjen mes ofertes dhe kërkesës në fushën e agro-përpunimit.

Në kuadër të projektit, është paraparë themelimi i inkubatorit të agrobiznesit në regjionin ekonomik lindor, 50 trajnime në agropërpunim dhe ushqim, 50 trajnime në prodhimin e serrave dhe operimit me fidanet, 100 trajnime të të rinjve për mediat sociale për agrobiznes dhe agro-marketing me fokus themelimin e agro-ndërmarrëve të rinjë, 250 persona të certifikuar në aftësimin profesonal dhe të trajnuar në agrokulturë, sikurse edhe 100 praktika të kontraktuara nga ndërmarrjet agropërpunuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat