Gjilani nis segmentin tjetër të shëtitores mbi lumin “Mirusha”

Gjilani

Gjilani nis segmentin tjetër të shëtitores mbi lumin “Mirusha”

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:42
Foto

Në qendër të qytetit të Gjilanit, mbi lumin “Mirusha” ka filluar projekti për rregullimin e shëtitores, projekt i cili ka për qëllim interesin e banorëve dhe biznesit privat.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo do të jetë shëtitorja më e gjatë në Komunën e Gjilanit, e cila nuk është për qarkullim të veturave, por është e dedikuar për njerëz dhe për shfrytëzim nga ana e bizneseve.

“Ky lumë tashmë nuk do të jetë qendër e kundërmimit, sepse jemi duke punuar që kjo shëtitore të shfrytëzohet edhe për zhvillim të sektorit privat dhe për kushte më të mira për banorët që jetojnë këtu dhe për të gjithë njerëzit në përgjithësi. Gjithashtu, me operatorin tjetër do të punojmë në zonën tjetër të qytetit, pikërisht në këtë lum, ku do të hapet trasa deri në rrugën qarkore, ku janë përmbyllur tashmë të gjitha kërkesat e banorëve dhe në bazë të kontratës me dinamikën e paraparë do të përfundojmë edhe atë pjesë të projektit”,  tha ai.

Ndryshe, projekti pritet të përfundohet para vitit të ri, ndërkohë që vitin e ardhshëm, sipas zyrtarëve të komunalë të Gjilanit  një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet mirëmbajtjes së projekteve të realizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat