Haziri: Të rinjtë gjilanas kultivojnë dialogun ndëretnik

Gjilani

Haziri: Të rinjtë gjilanas kultivojnë dialogun ndëretnik

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:33
“Kampi rinor për promovimin e diversitetit ndërfetar dhe ndërertnik”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në përmbyllje të “Kampit rinor për promovimin e diversitetit ndërfetar dhe ndërertnik”, të organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, Kishën Katolike e Kishën Ortodokse, tha se gjeneratat e reja po e kultivojnë dialogun ndërfetar dhe ndëretnik.

Gjatë përmbylljes së këtij kampi, të rinjtë e të gjitha konfesioneve fetare kanë paraqitur para të pranishmëve kërkesat e rekomandimet e tyre për Komunën dhe bashkësitë fetare në të mirë të kultivimit të dialogut, e që kreu i Komunës dhe përfaqësuesit fetar kanë konfirmuar se do t’i mbështesin.

“Të rinjtë janë gjenerata që po e marrin flamurin e thellimit të tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike. Gjilani sot në botë përmendet si shembulli më i mirë i kultivimit të dialogut dhe tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Diversiteti e shton vlerën tonë nëse arrijmë ta ruajmë. Ne që besojmë e themi se Zoti nuk na ka falë të njëjtë, por të barabartë”, ka nënvizuar kreu i Gjilanit.

Ndryshe, në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, Don Kastrioti nga Kisha Katolike dhe igumeni i Manastirit të Dragancës, Illarion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat