Dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg për pronarin e agjensicë që mashtroi udhëtarët

Gjilani

Dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg për pronarin e agjensicë që mashtroi udhëtarët

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:30
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues për të akuzuarin G. L. në kohëzgjatje prej 2 vjet e tetë muaj burg si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë euro.

I akuzuari G. L. dyshohet se nga data 1 gusht, si pronar i Agjensionit Turistik NTSH “Voll Travel”, ka mashtruar klientë të ndryshëm, kinse për të dërguar në Turqi, duke iu dhënë bileta fiktive, ku të dëmtuarit me të njëjtat nuk kanë mundur të udhëtojnë. 

Shuma që kanë paguar të dëmtuarit tek agjensioni në fjalë kapin vlerën e 123 mijë e 859 euro.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mashtrim.

Gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë.  Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë dhe aktiviteteve në agjensionet e udhëtimit në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, afati do të filloj pas rrjedhës së mbajtjes së dënimit me burgim.  Detyrohet i akuzuarit G. L. që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit të dëmtuarve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.  Gjyqtari pas shpalljes së Aktgjykimit, ka nxjerrë aktvendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat