Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për kanosje

Gjilani

Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për kanosje

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 15 ditësh të pandehurve V. Z. dhe M. Z.

Të pandehurit dyshohet se në vazhdimësi kanë shfrytëzuar pronën dhe kanë kanosur pronarët e saj.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale kanosje.

Gjyqtarja pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, pasi të njëjtit po të gjendeshin në liri do të përsëritnin veprën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat