Ndalohen tre persona për tentim vrasje në Gjilan

Gjilani

Ndalohen tre persona për tentim vrasje në Gjilan

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar, se më 12 nëntor 2018, në Gjilan, të dyshuarit I.C., dhe E.A, tentojnë t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit M.B. dhe E.H., në atë mënyrë që i pandehuri I.C., e godet dy herë me thikë në shpatull dhe në bel të dëmtuarin M.B., kurse i pandehuri tjetër, po ashtu e godet të njëjtin, dy herë me një kaçavidë në gjoks dhe stomak.

Ndërsa, i pandehuri I.C., e godet me thikë edhe të dëmtuarin tjetër E.H., me ç’rast iu shkaktojnë lëndime trupore, për të cilat detyrohen të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Ndërsa, i dyshuari E.A., me dashje ka marrë pjesë në rrahje, duke i goditur të dëmtuarit, me çka ka kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’.

Gjithashtu, Prokuroria ndaj të dyshuarve ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, pasi që ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh faktin që të njëjtit kanë qenë në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale dhe po të liheshin në liri do të ndikonin tek të dëmtuarit/dëshmitarët, si dhe do të i përsërisnin veprat penale me pasoja më të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat