Haradinaj: Gjilani asnjëherë nuk ka qenë më e përkrahur më shumë

Gjilani

Haradinaj: Gjilani asnjëherë nuk ka qenë më e përkrahur më shumë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:23
Haradinaj: Gjilani asnjëherë nuk ka qenë më e përkrahur më shumë

Komuna e Gjilanit asnjëherë në historinë e vet nuk ka qenë më e përkrahur me buxhet dhe me projekte.

Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi inspektoi punimet e Autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”, e njohur si autorruga e Gjilanit, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, zëvendësministri Rexhep Kadriu, deputetë dhe qytetarë të shumtë. 

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë punëtorët dhe punë kryesit që po punojnë pandërprerë për përfundimin e kësaj autostrade.   

“Nga dinamika e punëve po shihet se punimet do të kryhen me kohë, apo edhe më shpejt sesa që është menduar. I përgëzoj edhe punëkryesit, punëtorët në përgjithësi dhe falënderoj ministrin e Infrastrukturës Lekaj, zëvendësministrin Kadriu dhe gjithë të tjerët për punën që bëjnë”, tha kryeministri Haradinaj.

Segmenti që sot ka vizituar kryeministri Haradinaj ka një gjatësi mbi 22 kilometra, ndërsa Autostrada ‘Prishtinë-Dheu i Bardhë’ do të jetë e gjatë 51 kilometra.

Ky projekt  financohet nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat