(E plotësuar) - Janë varrosur sot personat që u aksidentuan dy ditë më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në Mramor.
I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.
Po ashtu familjarë, miq dhe një numër i madh qytetarësh ishin në varrezat e fshatit Ponesh të Gjilanit për t’iu dhënë lamtumirën e fundit tre pjesëtarëve të familjes Shala
Sot do të varrosen të aksidentuarit në Mramor
Sot do varrosen A.SH 25 vjeç, O.SH 65 vjeç dhe A.SH 88 vjeç, të cilët u aksidentuan dy ditë më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në Mramor.
Dje ështe bërë e ditur se në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i katërt.
Në këtë aksident ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila ka lëndime serioze por është jashtë rrezikut për jetë.