Golfi i jep lamtumirën legjendës Arnold Palmer

Golf

Golfi i jep lamtumirën legjendës Arnold Palmer

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 23:14
Arnold Palmer

Golfi i jep lamtumirën një prej sportistëve më të mëdhenj në histori. Në moshën 87 vjeçare, në spitalin e Pitsburg, në Pensilvani u nda nga jeta Arnold Palmer.

Njoftimi u dha nga Federata e Golfit në Shtetet e Bashkuara. I lindur në vitin 1929, Palmer i njohur edhe me epitetin “Mbreti” dominoi në fushat e golfit deri në periudhën e fundit të viteve ’50 dhe fillimit të viteve ’60.

Në karrierën si profesionist të nisur në vitin 1950, ai fitoi 62 tituj, mes të cilëve edhe 7 “Major”. Arnold Palmer triumfoi edhe 4 herë në turnetë Masters, një herë në US Open dhe në dy raste fitoi trofeun në British Open.

Merita e tij më e madhe ishte që u shndërrua në “ambasadorin më të rëndësishëm” të sportit të golfit, ndërsa për rezultatet e arritura dhe kontributin e dhënë në vitin 1974 u përfshi në Muzeun e Legjendave të golfit botëror.

Reagimet dhe mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Arnold Palmer kanë qenë të shumta. Nga presidenti amerikan, Barack Obama, për të vazhduar me Jack Nicklaus, fitues të 18 titujve të Grand Slam, për të vazhduar me ish-numrin 1 të botës, Tiger Ëoods dhe fituesin e Tour Championship, Rory McIlroy “që theksuan se bota dhe sporti i golfit nuk do të jenë më njësoj pa Mbretin Palmer”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat