Vdes gjatë turneut...

Golf

Vdes gjatë turneut...

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:43
Ilustrim

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë një turneu golfi për femra në Dubai. Shoqëruesi dhe mbajtësi i çantës me mjetet e lojës së sportistes franceze Anne-Lise Caudal (caddie siç njihet në gjuhën sportive), papritur ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, teksa luhej në “gropën nr.13”. Edhe pse personit, një burrë rreth 60 vjeç, i është dhënë ndihma e menjëhershme në fushë, ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spital, ku u transportua me urgjencë, raporton telesport.. Sportistja franceze Anne-Lise Caudal Ngjarja e ndodhur ka tronditur pa masë pjesëmarësit e veçanërisht sportisten franceze, ndaj turneu është ndërprerë për dhe pritet të rinisë nesër. “Të gjithë jemi të tronditur nga ajo që ndodhi, ndaj vendosëm që ta ndërpresim turneun në shenjë respekti”, tha Ivan Khodabakhsh, drejtor i turneut “Dubai Ladies Masters”. Ende nuk dihen shkaqet e problemit shëndetësor të personit që humbi jetën, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije nga organizatorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat