Woods, e pranon...

Golf

Woods, e pranon...

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 15:12
Tiger Woods

Rreth tri javë më parë Tiger Woods, u ndalua nga Policia pasi ishte në gjendje të mjerueshme në automjetin e tij, madje nga pamjet filmike të bëra publike pak ditë pas ngjarjes dallohej qartë se një nga golfistët më të mirë të të gjitha kohërave mezi qëndronte në këmbë. 41-vjeçari, i cili u shtrua më pas në një klinike, e pranoi nëpërmjet një postimi në Twitter se po merr ndihmë profesionale për përdorim të kontrolluar të ilaçeve, që i përdorte për të shmangur dhimbjet në shpinë dhe për pagjumësinë. Ai falënderoi të gjithë ata persona që i kanë dhënë mbështetje pa kufi, në veçanti lojtarët dhe tifozët e golfit.

Tiger Woods u arrestua më 29 maj nga policia e Floridas e cila ndoqi të gjitha procedurat për të kuptuar që nuk ishte në gjendje të ngiste makinën. Fillimisht u tha se kishte qenë i dehur, por raporti zyrtar i policisë konfirmoi përdorimin e një ilaçi kundër ankthit, plus disa ilaçeve të tjera për dhimbjet në shpinë. Efektet anësorë të përdorimit të pakontrolluar të ilaçeve kishin qenë katastrofike. Woods u gjet i përgjumur në automjetin e tij, të cilin e kishte parkuar anës rrugës.

Pas një pauze të gjatë 16-mujore mes 2015-ës dhe 2016-ës për shkak të probleme në shpinë, Woods u rikthye në fillim të këtij viti, por mori pjesë vetëm në dy turne. Arsyet e tërheqjes ishin të njëjta, problemet në shpinë. Për ngjarjen e fundit Woods pritet të dalë para gjykatës së Plam Beatch më 5 korrik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat