Në Gostivar, për një ditë kundër gripit vaksinohen 220 persona

Gostivari

Në Gostivar, për një ditë kundër gripit vaksinohen 220 persona

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Në repartin epidemiologjik të Qendrës për Shëndet Publik në Gostivar, në ditën e parë të imunizimit sezonal të popullatës kundër gripit, janë vaksinuar 220 persona dhe pritet që ky numër të arrijë në 400, informojnë nga reparti i Qendrës për Shëndet Publik Gostivar.

Në mesin e të parëve të cilët e morën vaksinën e cila mbron prej tre tipave të virusit, më të shumtë janë qytetarët e gjeneratës më të vjetër dhe personat e sëmurë kronik, ndërsa ka edhe punëtorë shëndetësorë.

“Interesimi, zakonisht është rritur veçanërisht në ditët e para. Rekomandohet edhe për ata mbi moshën 60 vjeçare si dhe personat të cilët në mënyrë profesionale i ekspozohen rrezikut, punonjësve të shëndetit dhe në institucionet publike. Vaksinimi i fëmijëve, mund të zbatohet vetëm nëse është e domosdoshme dhe me konsultimin e pediatrit. Vaksina, tani për tani është masa parandaluese më efikase kundër gripit”, deklaroi epidemiologu prim. dr. Voisllav Ognjanoski.

Imunizimi i popullatës së rajonit të Gostivarit sivjet do të zbatohet në 1.200 doza të vaksinave kundër gripit. Vitin e kaluar, në Gostivar janë aplikuar 1.100 doza.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat