Konsultime për fazën e dytë të projektit për përmirësim të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit

Gostivari

Konsultime për fazën e dytë të projektit për përmirësim të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:50
Pamje nga takimi

Konsulentë të angazhuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në kuadër të Programit për ujësjellës dhe kanalizim, zhvilluan një takim pune me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në kuadër të mbështetetjes që Komuna e Gostivarit e merr nga KfW Bank për hartimin e një Master Plani për furnizim me ujë, u propozua që të realizohet një pako e pranueshme masash të cilat do të financohen nga ana e KfW Bank dhe SECO në Hapin 2 të Fazës 2, me ç’rast nga SECO është shprehur qëllimi për të siguruar mjete financiare për investime plotësuese.

Nga Ndërmarrja publike, shprehën gatishmëri për bashkëpunim me konsulentët me qëllim të realizimit sa më të sukseshëm të fazave të mbetuar të projektit në fjalë,

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat