Në ?dresë të Gostivari Sot arriti fotografia nga vendi i ngjarjes ku shihet i devijua nga rruga një automjet që lëvizte në aksin rrugorë Gostivar – Tetovë në afërsi të kalimit për në fshatin Zherovjan.
Dëshmitarët i thanë Gostivari Sot që aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe të automjetit si dhe kushteve të vështira atmosferike. Bëhet fjalë për automjetin e markës BMW – X3 me targa të Gostivarit.
“Lëndime të rënda ka marrë shoferi për të cilin nuk kemi të dhëna se nga është dhe kush është”, i shkruan Gostivari Sot, kalimtarët e rastit.
Mësohet që pas aksidentit, drejtuesi i makinës është dërguar në Spital, ndërkohë që policia po kryen ekspertizën në terren. Në vijim, Gostivari Sot do të siguron dhe publikon informatat zyrtare rreth rastit.