Punëtori për planin territorial të punësimit në Gostivar

Gostivari

Punëtori për planin territorial të punësimit në Gostivar

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:35
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP, organizuan sot një punëtori në temë: Plani Territorial i Punësimit në komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP, organizuan sot një punëtori në temë: Plani Territorial i Punësimit në komunën e Gostivarit, e që ka për qëllim krijimin e një strategjie për punësime inkluzive në këtë komunë.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të Komunës së Gostivarit, institucioneve arsimore, organizatave joqeveritare, Qendrës për punë sociale, Qendrës për punësim, afaristë të suksesshëm dhe të tjerë, ndërsa të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Papunësia paraqet problem krucial për pjesën më vitale të shoqërisë dhe kjo rezulton me mërgim masovik të rinisë sonë. Gostivari zë vendin e dyti në nivel shtetëror për nga migrimi i të rinjve në shtetet e Evropës perëndimore dhe ato tejoqeanike. Duhet të bëjmë ç’mos që ky trend të ndërpritet, andaj Komuna e Gostivarit do të bashkëpunojë në nivel të partneritetit me UNDP-në dhe me të gjitha organizatat tjera që trajtojnë këtë temë dhe asistojnë në këtë lëmi”, theksoi Taravari.

Gjetjet dhe rekomandimet nga vlerësimi i Plani Territorial të Punësimit (TEP) në Komunën e Gostivarit, i shpalosi konsulenti Visar Ademi – ekspert i ekonomisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat