Paditet një qytetar nga Gostivari për vjedhje të rënda në katër firma

Gostivari

Paditet një qytetar nga Gostivari për vjedhje të rënda në katër firma

Më: 5 janar 2018 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në katër raste të ndryshme, stacioni policor në Strugë ka ngritur padi penale kundër XH.I (23) nga fshati Vrapçishtë i Gostivarit.

I padituri veprat i ka kryer më 26 dhjetor 2017 në objektet e disa firmave në Shkup.

“Me përdorimin e forcës dhe mjeteve të forta, ka hapur dyert e prapme dhe është futur në hapësirat zyrtare dhe ka marrë para dhe mjete tjera. Me kryerjen e katër vjedhjeve në Strugë, i padituri ka fituar pasuri të paligjshme me vlerë rreth 17 mijë denarë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se i padituri është i njohur edhe për vjedhje tjera, kundër të cilit janë dorëzuar paditë adekuate.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat