Gostivari humb njërin nga mjekët më të mirë, Remzi Izairin

Gostivari

Gostivari humb njërin nga mjekët më të mirë, Remzi Izairin

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:50
Prof. dr Remzi Izairi

Paraditën e sotme ndërroi jetë Prof. dr Remzi Izairi nga Çegrani. Paraditën e sotme u nda nga kjo botë mjeku i mirënjohur gostivaras me prejardhje nga fshati ?egran, Remzi Izairi. Izairi ishte 73 vjeçar dhe nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje.

Lindi më 20 Nëntor 1945 në Çegran, Republika e Maqedonisë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Gostivar. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd në vitin 1970. Në vitin 1974 u punësua në Klinikën Interne në Prishtinë. Ka specializuar Mjekësinë Interne në Beograd më 1978. Në vitin 1976 zgjidhet asistent në lëndën Mjekësi Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Magjstraturën nga Reumatologjia e kreu në Beograd vitin 1980. Ka doktoruar në Prishtinë në vitin 1984. Më 1985 zgjidhet profesor asistent, më 1993 profesor i asocuar, kurse në vitin 1998 profesor ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Nga viti 1990 punon në Ordinancën private “Rheuma” në Çegran. Prej vitit 2007 – 2011 ushtron detyrën kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Kryeredaktorë i Revistës “Medicus”. Në vitin 2007 punësohet në Universitetin Shtetror në Tetovë. Ka publikuar mbi 200 punime shkencore profesionale në vend dhe jashtë. Ka përkthyer tri libra nga mjekësia interne dhe është autor i librave: Reumatologjia, Doracak për diagnozën dhe mjekimin e sëmundjeve reumatike, Hyrje në mjekësi dhe Historia e mjekësisë, Ndihma e parë, Mjekësia interne për Fakultetin e Infermierisë dhe Propedeutika e mjekësisë interne – Ekzaminimi klinik. Si mentor ka udhëhequr katër magjistratura dhe pesë doktoratura.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat