Komuna e Gostivarit ndërpret funksionimin e parkimit zonal

Gostivari

Komuna e Gostivarit ndërpret funksionimin e parkimit zonal

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:30
Komuna e Gostivarit

Që prej një muaji Komuna e Gostivarit ka ndërprerë funksionimin e parkimit zonal. Ky vendim i komunës ka shkaktuar kaos të vërtet në komunikacion dhe ka nxitur reagimin e qytetarëve të cilët kërkojnë intervenimin e menjëhershëm të autoriteteve kompetente për zgjidhjen e kaosit të krijuar në trafik, i cili për momentin duket kështu…

“Një herë paguheshe, kishte do rregulla se ku me u parku dhe sa me paguar, tash siç e shihni, kush si mbrin e parkon, s`ka çka me fol i shohim vetë. Policia rin aty ato parkohen kush ku do. Zjarrfikësit kanë probleme por sa ka raste sëmundjesh , ka ndodhur që kanë prit njerëzit pesë gjashtë minuta, diku edhe janë rrahur”.

“Na pengon tepër si nuk na pengon, por ç`të bëjmë, ka shumë vetura krijohet tollovi, kryetari i komunës policia të bëjnë diçka ama ja kjo është”.

“Na pengon normal që po, por janë grumbulluar shumë edhe vetura dhe vendi nuk i nxë më tepër”.

Kaosi në trafik në qytetin e Gostivarit rrëndon edhe punën e zjarrfikësve por ngadalëson edhe autoambulancat.

Normal gjatë intervenimit në vende të caktuara, veturat e parkuara gabimisht na pengojnë për të arritur shpejtë, t`i ofrohemi zjarrit apo vendit të zjarrit. Ndonjëherë as që mund të kalojmë sepse e jona është maune nuk është veturë dhe presim qortohemi – tha Tome Vasilevski, komandant i njësisë së zjarrfikësve.

Kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shprehet se javën e ardhshme do të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës e cila do të menaxhoj me parkingjet.

Kemi oferta prej disa ndërmarrjeve, po do e shpallim tenderin në javën e ardhshme shpresoj dhe e kemi me 25 për qind, 75 për qind të parave që mblidhen t`i mbeten komunës dhe 25 apo më pak t`i merr ndërmarrja që do fitoj në tender. Unë shpresoj që javën e ardhshme ta shpallim tenderin dhe të fillojë ndërmarrja e re dhe për një muaj apo një muaj e gjysmë do nise ndërmarrja e re – u shpreh Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Ndryshe qyteti i Gostivarit njihet për rrugët e ngushta që ka dhe parkimi vend e pa vend, vetëm se ngushton edhe më shumë rrugët dhe vështirëson qarkullimin e automjeteve por dhe këmbësorëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat