Nesër vihet në funksion Platforma Raporto

Gostivari

Nesër vihet në funksion Platforma Raporto

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:20
Ilustrim

Shoqata Qytetare – Koncepti Civil (NEXUS) do të promovojë vënien në funksion të Platformës Raporto.mk. Promovimi do të mbahet në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, nesër në ora 10:00.

Në promovim janë ftuar organizatat qytetare, institucionet, donatorët, si dhe të gjitha palët e interesuara që kanë bashkëpunuar ose kanë qenë pjesë e projektit, ndërsa  fjalë përshëndetëse do të mbajë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Platforma synon të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme lokale. Qëllimi i Raporto.mkështë të inkurajojë bashkëveprim më të madh midis vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve, të krijojë një atmosferë ku pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë kyçe, qytetarët do mund t’i shpalosin ankesat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, si dhe ta ndjekin punën e pushtetit lokal.

Raporto.mk është krijuar në bazë të platformës së hapur FixMyStreet  të MySociety dhe e ofruar përmes DemTools të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).

Platforma është pjesë e Projektit “Qytetarët për Komunën: Së bashku për transparencë dhe përgjegjësi” i zbatuar nga SH.Q. NEXUS- Koncepti Civil  dhe pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat