Dje rrethë orës 08.15 minuta, personi me iniciale Q.A. 63 vjeç nga Gostivari, duke shkuar në punë, te parku në afërsi të Spitalit të përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, i është afruar një person i panjohur i cili ka kërkuar ndihmë, sepse i ka ndodhur një aksident në komunikacion, me një vetur ku vozitësi është Arab, dhe duhet që tja kompenzoj dëmin e shkaktuar materijal.
Personi i panjohur, menjëher është larguar prej tij, dhe më pasë i është afruar personi që është prezantuar si Arab, ku i ka kërkuar para që ti krahasoj, a janë të vërteta me ato që gjoja ja ka dhënë personi i panjohur, Q.A duke besuar në tregimin e tij i jep 8000 denarë, kurse ,,Arabi,, i mer të hollat, dhe largohet duke i thënë se do të kthehet menjëher. Pas një pritje të gjatë, Q.A. kupton se e kanë mashtruar.
Meren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit, dhe zbulimin e mashtruesëve.