Sektori për Financa: Të ardhurat në Komunën e Gostivarit në gjysëmvjetorin e parë rriten për 14%, ndërsa shpenzimet për 6%

Gostivari

Sektori për Financa: Të ardhurat në Komunën e Gostivarit në gjysëmvjetorin e parë rriten për 14%, ndërsa shpenzimet për 6%

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 18:09
Komuna e Gostivarit

Të hyrat e realizuara publike në buxhetin e konsoliduar të Komunës së Gostivarit për gjysëmvjetorin e parë të vitit 2018 , respektivisht për periudhën prej 01.01.2018 deri më 30.06.2018, kanë arritur vlerën e përgjithshme prej 467.660.829 denarë., ku janë përfshirë edhe transferet nga viti i kaluar, e që paraqet 44,30% nga të hyrat e planifikuara për buxhetin e vitit 2018 në lartësi prej 1.055.777.000 denarë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sivjet është shënuar rritje në të hyra në vlerë prej 57.408.903 denarë, ose shprehur në përqindje rreth 14%.

Kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së të hyrave tatimore në vlerë prej 15.208.186 denarë, të hyrave jotatimore në vlerë prej 3.575.231 denarë, donacione dhe transfere 37.702.440 denarë, si dhe të hyra kapitale në vlerë prej 923.046 denarë.
Sa i përket realizimit të shpenzimeve për gjysëmvjetorin e parë të këtij viti, ato kanë arritur vlerën rej 428.452.210 denarë, ose shprehur në përqindje, 40,58% nga shpenzimet e planifikuara të buxhetit të konsoliduar për vitin 2018.
Krahasuar me vitin paraprak, realizimi i shpenzimeve ka shënuar rritje prej 23.805.894 denarë., ose shprehur në përqindje rreth 6%.

“Kjo është një tregues i mirë se buxheti i realizuar do ta kaloje 80 përqindëshin, e që nënkupton se buxheti i sivjetmë do të mund të të kalojë vetëm me disa ndryshime dhe plotësime të vogla në rebalancin e parë. Po ashtu. realizimi i buxhetit për këtë periudhë mund të konsiderohet si mjaft i suksesshëm, duke pasur parasysh faktin se në tre nga gjashtë muajt e parë të këtij viti, Komuna e Gostivarit ka funksionuar me buxhet të përkohshëm, i cili është mjaft restriktiv dhe shkakton ngecje të mëdha në realizim”, theksojnë nga Sektori për Finaca pranë Komunës së Gostivarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat