I kthehet shkëlqimi amfiteatrit veror buzë Vardarit

Gostivari

I kthehet shkëlqimi amfiteatrit veror buzë Vardarit

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:07
Punimet

Në prag të aktiviteteve të shumta në kuadër të projektit “Mirë se vini mërgimtarë”, u bë lyerja e mureve të amfiteatrit veror të Gostivarit që gjendet në shëtitoren e lumit Vardar.

“Krahas lyerjes së mureve, do të bëhet edhe pastrimi dhe rregullimi plotësues i sipërfaqes përreth, ngase gjatë javëve në vijim në këtë amfiteatër, i cili është një nga shenjat dalluese të qytetit të Gostivarit, do të realizohen aktivitete të shumta në kuadër të projektit Mirë se vini mërgimtarë”, thotë Jasin Demiri – zëdhënës i Komunës së Gostivarit.

Vlen të theksohet se në amfiteatrin veror buzë lumit Vardar, janë planifikuar të mbahen 5-6 aktivitete kulturore dhe argëtuese në dy javët e ardhshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat