Nga muaji i ardhshëm në Gostivar do të paguhet për parking

Gostivari

Nga muaji i ardhshëm në Gostivar do të paguhet për parking

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:41
Gostivar

Nga tetori parkimi nëpër rrugët e Gostivarit përsëri do të paguhet. Ndërmarrja publike “Parkingu publik dhe gjelbërim” arriti marrëveshje me firmë e cila do ta zbatojë parkimin zonal me njoftim se sistemi i ri do të jetë sistemi më bashkëkohor në rajon.

Marrëveshja e partneritetit publik-privat mes ndërmarrjes publike “Parkingu publik dhe gjelbërim” dhe “Electro Soft Engineering”, përfaqësuesit e dy ndërmarrjeve e nënshkruan marrëveshjen në praninë e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari,.

Sipas autoriteteve lokale, marrëveshja është në interes të komunës dhe qytetarëve të saj, ndërsa vjen disa muaj pas anulimit të marrëveshjes së dëmshme e arritur nga mandati i kaluar.

“Marrëveshja e kaluar ishte e dëmshme, për shkak se 62%e pagesës së parkingun shkonin tek NP, ndërsa 38% për partnerin privat. Me marrëveshjen e re 90% e mjeteve do të shkojnë për komunën, gjegjësisht për ndërmarrjen publike, dhe vetëm 10% për partnerin privat”, deklaroi Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Taravari pret që parkimi zonal të fillojë pas dy javëve. Me projektin është paraparë që përmes aplikacionit të veçantë vozitës të marrin njoftime për vendet e lira për parkim.

Drejtori i “Electro Soft Engeniring” Zllatko Rizov, vërtetoi se për dy javë fillon faza e parë e projektit, gjegjësisht parkimi zonal. Në fazën e dytë do të lëshohen në përdorim dy parkingje të mbyllura, ndërsa në fazën e tretë, vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërrimi i senzorëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat