Asamblea e Femrës së Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar zgjodhi kryetaren e re

Gostivari

Asamblea e Femrës së Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar zgjodhi kryetaren e re

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:26
Besa Muharemi - me sako të zezë

Anëtaret dhe simpatizantët e Asamblesë së Femrës të Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar në kuvendin e dytë të Asamblesë të shtunën, unanimisht zgjodhën kryetaren e re, Besa Muharemin.

Paraprakisht, iu dha mirënjohje tani më ish kryetares së Asamblesë së Femrës së ASH, Dega-Gostivar  Afërdita Hamza. Ajo ka qenë një nder kontribuueset e parë në Degën e Gostivarit.

Image

Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo vlerësoi kontributin që japin gratë në politikë.

E lindur më 24.10.1969, Besa Muharemi është doktoreshë dhe ka mbaruar studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Dega Stomatologji.

“Asambleja e Femrës  përcakton barazinë gjinore, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e gruas në politikë si çështje thelbësore të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Rritja e pjesëmarrjes së grave në strukturat vendimmarrëse dhe jetën politike, është një mundësi më shumë për fuqizimin e rolit të grave në vend.” tha ajo.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat