Federata e ruan si sytë e ballit Shabanin, nuk e ka dertin e Shalës

Hendboll

Federata e ruan si sytë e ballit Shabanin, nuk e ka dertin e Shalës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:17
Agron Shabani

Java e parë e muajit qershor është javë e nxehtë për Kombëtaren e Kosovës, e cila do të luajë në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat).

Merret vesh nga burimet brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës, se selektorin Agron Shabanin po e ruajnë si sytë të ballit, për shkak të rrezikut nga Covid 19. 

FHK-ja ka mësuar nga rasti i mëhershëm kur është infektuar me Covid 19 selektori i meshkujve Bujar Qerimi dhe mungesa e tij solli rezultate të këqija me Malin e Zi dhe Suedinë. 

Në anën tjetër nuk e kanë dertin e trajnerit të Istogut, Faruk Shala, ndihmëstrajner i Kombëtares së Kosovës (femrat), për ankesat që i ka bërë ditëve të fundit, me demek është dëmtuar në kampionat, por janë të preokupuar që selektori fizikisht të jetë sa më larg opinionit.  

Flitet se Shalës iu është tërhequr vërejtja, që të ketë sa më pak takime në këto ditë që janë para ndeshjeve kualifikuese, me synim që mos të ketë asnjë të infektuar! Urdhri është që të respektohen masat kundër Covid 19, të mbahet distanca.

Agron Shabani po ruhet aq sa po mundet dhe po kërkon nga të gjithë që të janë të kujdesshëm. 

Më 3 qershor vajzat tona takohen me Qipron. Më 4 qershor është ndeshja me Luksemburgun, ndërsa më 5 qershor është ndeshja më e rëndësishme me Portugalinë. Kosova e Portugalia vlerësohen pretendente për vendin e parë në grup që siguron avancimin tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat