Besa Famgas nga Peja ka treguar zemër të madhe në duel me ekipin rumun, AHC Potaissa Turda, duke e mposhtur me rezultat 30:28 (19:14).
Pejanët, në pjesën e parë treguan lojë shumë më të mirë për dallim nga ajo e dyta, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Një fitore shumë e madhe në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Kampioni në fuqi, fillimisht avancoi me 1:0, 2:0, 8:3, 10:4 në minutën e 12-të. Portieri Mursel Mehmeti është trim i vërtetë në pjesën e parë duke mbrojtur një mori gjuajtje.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 19:14 në favor të Besës.
Hendbollistët Nikolla Prçe, Egzon Gjuka e Viktor Alonso, secili shënuan nga tre gola në pjesën e parë dhe Georgica Cintec 3, Roland Thalmaier e Alin Szoke, secili nga tre te skuadra rumune.
Në minutën e 45-të, mysafirët ngushtuan rezultatin 23:22, por pejanët nuk lejuan që të barazohen shifrat deri në fund.
Besa ngadhënjeu me rezultat 30.28 ndaj skuadrës rumune.
Egzon Gjuka është shënuesi më i mirë, me gjithsej 7 gola, i ndihmuar nga Victor Alonso 5, Kastriot Jupa 4, Deniz Terziqi 3, Denis Shabanoviq 3, Balsa Raçiq 3, Nikolla Prçe 3, Arbios Mushkolaj 2.
Me 7 gola Alin Szoke e me 6 Roland Thalmaier, ishin më të dalluarit te mysafirët.
Kryetrajneri Arben Muqolli me Besën shënuan fitore të madhe, por i pret sfidë e vështirë në sfidën e kthimit.