Ulpiana, Vjosa e Drita përshëndeten me humbje nga Superliga

Hendboll

Ulpiana, Vjosa e Drita përshëndeten me humbje nga Superliga

Më: 16 prill 2022 Në ora: 21:39
Ulpiana, Vjosa e Drita përshëndeten me humbje nga Superliga

Ulpiana, Vjosa e Drita të shtunën i kanë luajtur ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Këto tri skuadra në edicionin e ardhshëm, 2022/2023, do të luajnë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.

Ulpiana përfundon kampionatin në vendin e dhjetë me 8 pikë. Vjosa përfundon e 11-ta me 8 pikë, ndërsa Drita përfundon e fundit (12), pa pikë.

Ulpiana të shtunën pësoi në kryeqytet nga Prishtina me rezultat 48:14. Ndeshja i takoi javës së fundit (22) të Superligës së hendbollisteve.

Edhe Vjosa ishte mysafire në xhiron e fundit. Humbi 48:22 nga Vushtrria.

Drita në Gjilan humbi nga Jusuf Gërvalla me rezultat 38:26.

Të tri këto skuadra kanë në përbërje lojtare të reja, ndërsa përvoja e krijuar në këtë kampionat do t’iu shërbejë për karrierën e mëtejme.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja Shqiponja – Ferizaj. Fitore me rezultat 48:34 shënoi skuadra ferizajase.
Të dielën është ndeshja Kastrioti – Istogu (15:00), derisa ndeshja Samadrexha – Vëllaznimi është shtyrë për më vonë.

Istogu përfundon i pari, ndërsa Prishtina kampionatin e rregullt e përfundon në pozitën e dytë me 38 pikë.

Ferizaj përfundon i treti me 36 pikë, ndërsa Vushtrria e katërta me 34. Këto katër skuadra garojnë për titull në plejof.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat