​Universiteti i Shkodrës nuk i bën ballë atij turk "GAZI" në botërorin e hendbollit

Hendboll

​Universiteti i Shkodrës nuk i bën ballë atij turk "GAZI" në botërorin e hendbollit

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Ekipi i hendbollit të Universitetit të Shkodrës vazhdon të zhgënjejë me paraqitje shumë të dobëta në Kampionatin Botëror Universitar të Hendbollit që po zhvillohet në Prishtinë.

Si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave.

Djemtë e këtij universiteti sot janë përballur me skuadrën e hendbollit nga universiteti turk "GAZI", nga të cilët kanë pësuar disfatë të thellë me rezultat 47-14 në "Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve", në Prishtinë.

Me këtë humbje, shkodranët kanë humbur të gjitha gjasat për të fituar trofe në këtë kampionat, derisa turqit do ta vazhdojnë garën tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat