E turpshme në Ferizaj, nuk punon gjeneratori, ndërpritet ndeshja para ekipit maqedonas!

Hendboll

E turpshme në Ferizaj, nuk punon gjeneratori, ndërpritet ndeshja para ekipit maqedonas!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:19
Palestra në Ferizaj,në gjendje të rëndë

Se reduktimet e rrymës çdo qytetarit i kanë ardhur në maje të hundës, nuk do diskutim, por se një qytet i Ferizajt, i dyti më i fuqishmi në Kosovë për nga ana financiare dhe nuk punon gjeneratori, kjo është skandal apo turp i madh!

Me 26 gusht ndodhi një çudi në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Ndeshja e hendbollit mes Kastriotit dhe Golden Art nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, fatkeqësisht ndërpritet rreth minutës së 45-të.

Reduktimet e rrymës ndodhin në kohën e ndeshjes, palestra në errësirë, gjeneratori nuk punon, është prishur prej disa ditësh!

“Shkova në palestër dhe me një kënaqësi që ta shoh ndeshjen, u ndërpre. Ndalet rryma, gjeneratori po thonë është i prishur që disa ditë dhe loja nuk vazhdon. 

Ekipi maqedonas të habitur, si është e mundur një palestër me mbi 1800 ulëse nuk ka gjenerator, plus një pjesë e palestrës prapa portës pa dritare, futej edhe pak pluhur i hekurudhës brenda”, tha një emër i njohur i sportit ferizajas për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke na lutur që mos t’ia publikojmë emrin i cili ka qenë i pranishëm në tribunë.

E turpshme që ngjau kjo, për shkak të gjeneratorit të prishur të ndërpritet ndeshja dhe aq me tepër para një ekipit nga Maqedonia e Veriut.

Kjo nuk është panoramë e mirë dhe aspak nuk na duhen  kësi gjëra qesharake.

Të hënën që e lamë pas, çatia pikonte, dy kovë mes fushës dhe disa mbuloja në parket, ndërsa hendbollistet të dëshpëruara stërvitni prapa portës duke iu shmangur direkt parketit nga frika se mund të lëndohen nga uji që kishte vërshuar në disa pjesë!

Pas pak, ndalet edhe rryma, hendbollistët (meshkujt) nuk stërvitin, errësirë, gjeneratori i prishur. Hendbollistët dalin nga palestra duke mallkuar dhe duke u lutur për ditë më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat