Kombëtarja i kthehet ndeshjes me Slloveninë

Hendboll

Kombëtarja i kthehet ndeshjes me Slloveninë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 23:48
Kombëtarja i kthehet ndeshjes me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer të enjten nga Podgorica. Në mbrëmje lojtarët e Kombëtares A përkrahën nga afër lojtarët e Kombëtares U20 që shënuan fitore në kuadër të IHF Trophy.

Të premten Kombëtarja jonë fillon përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Slloveninë.

Sllovenia të enjten luajti ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro 2024.

Në Maribor shënoi fitore 28:20 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Të dielën nga ora 19:30, Kosova e Sllovenia takohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Prej orës 20:00 në Sarajevë luajnë Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat