Agron Shabani: Kjo është kombëtarja më e mirë që kemi pas 

Hendboll

Agron Shabani: Kjo është kombëtarja më e mirë që kemi pas 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 nëntor 2022 Në ora: 14:22
Agron Shabani

Selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, ka përgëzuar vashat e tij për angazhimin dhe lojën që treguan në dy përballjet kualifikuese ndaj Ishujt Faroe,

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në takimin e parë me 27:24, por sfidën e dytë e humbi me 28:29, kësisoj me rezultat të përgjithshëm 55:53 kualifikohen në raundin e dytë të Kampionatit Botëror.

Të dy ndeshjet u zhvilluan në palestrën e sportit në Istog.

Image

Vashat e Kosovës

Shabani tha se ishin të kompletuar dhe kjo i ka dhënë optimizëm edhe para ballafaqimit me Ishujt Faroe.

“Me thënë të drejtën, lojtaret ishin të motivuara, kurrë nuk kemi qenë më komplet se kësaj here, në krahasim me herët e kaluara kur u ballafaquan me probleme shëndetësore, lëndime dhe gjëra tjera të lojtareve, mendoj se kjo është kombëtarja më e mirë që kemi pas.

Në bazë të analizave, edhe përpara kam deklaruar, se do të arrijmë qëllimin sepse ishim të kompletuar”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Shabani si gjithmonë i qetë dhe i matur me deklarata, thotë se në raundin e dytë do të jetë më vështirë por varësisht se me cilët rivale do të ballafaqohen.

“Normal që është më vështirë, por ne shkojmë hap pas hapi. Prej kundërshtareve që do të kemi përpara atëherë çdo gjë është mundshme me këtë ekipin dhe potencial që kemi. I përgëzoj vajzat se treguan moral të lartë, duke marrë parasysh që kemi pas katër ndeshje për disa ditë kanë treguat pasqyrën e vërtetë të kësaj kombëtare”, nënvizoi selektori.

Shabani tregon se janë duke hulumtuar që të sjellin edhe ndonjë lojtare në kombëtare të Kosovës. 

“Jemi në kërkim e sipër, çdo shqiptare e Kosovës është e mirëseardhur tek ne. 

Jemi vazhdimisht duke hulumtuar, jemi në bashkëpunim po ashtu edhe me kërkesat e tyre, të sjellin ndonjë lojtare, me synime tona që të jemi sa më të fortë”, përfundon Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat